Insajderi
Lajme

Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën

Insajderi
03 June 2026 - 18:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët në Shëngjin, dy humbin jetën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Shëngjin, ku katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët e detit.

Sipas raportimit të Euronews Albania, pasditja në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale për dy prej të rinjve, të cilët humbën jetën. Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar lidhur me këtë rast tragjik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark