Insajderi
Zgjedhjet 2026

Valentina Bunjaku-Rexhepi emocionohet nga mbështetja në Gjilan: Zemra ime ishte plot

Insajderi
03 June 2026 - 22:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valentina Bunjaku-Rexhepi emocionohet nga mbështetja në Gjilan: Zemra ime ishte plot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët e Gjilanit pas takimeve dhe mbështetjes së marrë nga ta.

Përmes një mesazhi emocionues, ajo tha se ndihet e privilegjuar për besimin që po merr nga qytetarët, duke e cilësuar Gjilanin si pjesë të pandashme të jetës dhe shpirtit të saj.

“Sot zemra ime ishte plot. Faleminderit secilit prej jush për praninë, për besimin, për përqafimet, buzëqeshjet dhe fjalët e ngrohta”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi.

Ajo theksoi se çdo mbështetje që vjen nga qytetarët e Gjilanit ka një domethënie të veçantë dhe i jep motivim shtesë për angazhimet e saj politike.

Në fund, kandidatja e LDK-së falënderoi qytetarët për unitetin dhe mbështetjen e treguar, duke u shprehur se së bashku mund të tejkalohen të gjitha sfidat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark