Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hajdar Beqa: Dardania dhe Reka e Mirë me PDK-në për ndryshime të mëdha

Insajderi
03 June 2026 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajdar Beqa: Dardania dhe Reka e Mirë me PDK-në për ndryshime të mëdha
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 28 në listën zgjedhore, Hajdar Beqa, ka deklaruar se mbështetja për subjektin e tij po vazhdon në disa zona të vendit, përfshirë lagjet Dardania dhe Reka e Mirë.

Sipas tij, banorët e këtyre lagjeve janë rreshtuar si përherë me PDK-në, të cilën ai e cilëson si forcë të ndryshimeve të mëdha për vendin.

“Edhe banorët e lagjeve Dardania e Reka e Mirë, si përherë, janë rreshtuar me Partinë Demokratike të Kosovës, si forca e ndryshimeve të mëdha për vendin”, ka deklaruar Beqa.

Ai ka theksuar se më 7 qershor synohet ndryshimi politik dhe rikthimi në punë për ndërtimin e së ardhmes së vendit.

“Bashkë e stopojmë krizën më 7 qershor dhe i rikthehemi punës për ta ndërtuar të ardhmen që e duam dhe e meriton Kosova”, ka shtuar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark