Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Gjilani dhe Anamorava janë lënë në harresë” -Mustafa kritikon qeverinë Kurti dhe kërkon votën për PDK

Insajderi
03 June 2026 - 23:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gjilani dhe Anamorava janë lënë në harresë” -Mustafa kritikon qeverinë Kurti dhe kërkon votën për PDK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë investimesh në rajonin e Gjilanit dhe Anamoravës.

Sipas tij, kjo zonë është lënë në harresë sa i përket projekteve të mëdha infrastrukturore, duke përmendur mungesën e stadiumit, autostradës si dhe atë që ai e cilësoi si premtime të parealizuara për hekurudhën.

Mustafa ka deklaruar se, sipas tij, rajoni i Gjilanit dhe Anamoravës po përballet me mungesë të zhvillimit dhe investimeve nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se kjo parti, sipas tij, ka realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në të kaluarën.

“Ju ftoj ta votojmë Partinë Demokratike të Kosovës që ka ndërtuar autostrada, ka ngritur polici dhe ushtri të shtetit. Stop mashtrimeve. Ta ndryshojmë Kosovën!”, ka deklaruar Mustafa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark