Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka ngritur alarmin për ndotjen që, sipas tij, shkaktohet nga emetimet e termocentraleve të Kosovës, duke e cilësuar këtë çështje si një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
Në një video të publikuar së fundi, Rrahmani ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë hetime për nivelin e ndotjes dhe përgjegjësinë institucionale, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë po thithin çdo ditë.
“Miliona euro import të energjisë kryesisht nga Serbia, kurse qytetarëve të Republikës së Kosovës shikojeni se çka iu ofrohet helm për shëndetin e tyre, vdekje për mungesë të trajtimit të shëndetit të tyre dhe kujdesit ndaj ambientit Kjo pamje që po e shihni duhet të hetohet menjëherë nga Prokuroria ky është helm për secilin qytetarë të Kosovës, që jeton këtu në rrethinë por edhe më gjerë.
Rrahmani ka ngritur gjithashtu shqetësime për kostot e energjisë, duke përmendur importet e energjisë elektrike dhe duke kërkuar më shumë transparencë për menaxhimin e sektorit energjetik.