Insajderi
Lajme

IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit

Insajderi
04 June 2026 - 21:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor nga mbrojtja e afërt e kryeministrit Albin Kurti. Ky vendim vjen në interes të një hetimi që po zhvillohet lidhur me një raport policor të vitit 2025 për një rast në Skenderaj.

Në një përgjigje zyrtare të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës, IPK-ja bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka zbatuar këtë rekomandim, duke e larguar përkohësisht nga detyra zyrtarin në fjalë.

“Në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor dhe i njëjti, bazuar në këto rekomandime, është suspenduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit.

Sipas të njëjtit njoftim, rekomandimet për suspendim janë dorëzuar para dhjetë ditësh tek menaxhmenti i Policisë së Kosovës, ndërkohë që hetimi është duke u zhvilluar lidhur me deklarimet kundërthënëse lidhur me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark