Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Brikena Muharremi, ka pasur një agjendë të ngjeshur zgjedhore, duke vizituar disa komuna brenda ditës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.
Muharremi ka bërë të ditur se dita ka nisur në kryeqytet me një takim të veçantë me komunitetin artistik, ku ishte e shoqëruar nga Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas Prishtinës, ata kanë vazhduar takimet me qytetarë në Podujevë dhe Obiliq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur optimizmin e saj për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt fitores.
“Sot ishim në Prishtinë në një takim me artistë së bashku me Vjosën dhe Lumirin. Pastaj vazhduam me fushatë në Podujevë dhe Obiliq. Hap pas hapi drejt ndryshimit!” ka shkruar Muharremi.
Kandidatja ka listuar edhe numrat e votimit për udhëheqësit dhe veten, duke ftuar qytetarët të votojnë listën e LDK-së me numër 113.