Insajderi
Zgjedhjet 2026

Bunjaku-Rexhepi nga Vushtrria: Mbështetja juaj na jep forcë drejt 7 qershorit

Insajderi
04 June 2026 - 23:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bunjaku-Rexhepi nga Vushtrria: Mbështetja juaj na jep forcë drejt 7 qershorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për pritjen e ngrohtë dhe masive gjatë aktiviteteve të fushates elektorale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh tejet optimiste për disponimin e qytetarëve në këtë komunë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

“Vushtrria sot ishte plot energji, shpresë dhe besim. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen. Mbështetja juaj na jep forcë për rrugën që kemi përpara. Bashkë drejt 7 qershorit!” ka shkruar Bunjaku-Rexhepi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark