Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elbasan Osmani, ka vlerësuar lart mobilizimin dhe mikpritjen e strukturave dhe qytetarëve në Podujevë gjatë aktiviteteve të fushatës.
Osmani u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së, duke i cilësuar bashkëpunëtorët e tij si njerëz të dëshmuar dhe me ideal.
“Mikpritje e veçantë në Podujevë, mes miqësh dhe strukturave të PDK-së, njerëz të dëshmuar që udhëhiqen nga vlera, përkushtimi dhe ideali për një të ardhme më të mirë. Kur bashkohen njerëzit me vizion dhe vullnet, ndryshimi bëhet i pashmangshëm”, ka shkruar ai.
Ai ka ftuar llapjanët të rreshtohen me vizionin e tij dhe të partisë, duke votuar PDK-në me numrin 125 dhe atë personalisht me numrin 34.