Insajderi
Zgjedhjet 2026

Bardhyl Hasanpapaj: Dega III, faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë

Insajderi
05 June 2026 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bardhyl Hasanpapaj: Dega III, faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj, ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e Degës III, duke e vlerësuar si një përmbyllje të ngrohtë të takimeve të zhvilluara gjatë fushatës zgjedhore.

Në një postim publik, Hasanpapaj ka falënderuar mbështetësit për angazhimin dhe pritjen gjatë vizitave në degët e partisë, duke theksuar atmosferën pozitive të krijuar në terren.

“Dega III, faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbylljen e bukur të ciklit të takimeve nëpër degë gjatë kësaj fushate”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës të LDK-së, i cili do të mbahet sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 20:00.

Hasanpapaj e ka përmbyllur mesazhin me sloganin e fushatës: “Krejt Kosova LDK!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark