Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Dr. Vjollca Kadolli Halili, po prezantohet para elektoratit si një figurë me kontribut të dyfishtë dhe të gjatë në shërbim të vendit – fillimisht në kohë lufte e më pas në shëndetësinë e pasluftës.
Gjatë luftës në Kosovë, si studente e Mjekësisë, ajo iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në kujdesin shëndetësor të ushtarëve dhe popullatës civile në zonat e luftës.
Pas çlirimit, Dr. Kadolli Halili i përfundoi studimet dhe vazhdoi angazhimin e saj profesional në sektorin e shëndetësisë, duke u shndërruar në një nga mjeket më të njohura dhe të respektuara në komunën e Vitisë, ku për vite me radhë u ka shërbyer mijëra qytetarëve.
Nga shtabi zgjedhor dhe mbështetësit e saj, përkushtimi dhe humanizmi i treguar ndër vite po vlerësohen si shtyllat kryesore që e bëjnë atë një shembull të gruas që kontribuon për shoqërinë në çdo etapë të rëndësishme historike të vendit.
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, LDK po kërkon mbështetjen e qytetarëve për listën e saj me numër 113, ku Dr. Vjollca Kadolli Halili garon me numrin 36.
