Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i ka dhënë mbështetje publike kandidatit për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, përmes një fotografie të publikuar së bashku në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Aliu e ka vlerësuar lart Enver Hoxhajn, ish-ministër i jashtëm dhe ish-ministër i arsimit, duke e cilësuar si një personalitet me kontribute të rëndësishme në jetën publike dhe vendimmarrjen në Kosovë.
“Me mikun tim, një personalitet vlerëplotë e me kontribute të jashtëzakonshme në vendimmarrjen publike, kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ku biseda gjithmonë shijon”, ka shkruar Aliu.
Publikimi vjen në prag të zgjedhjeve, duke u parë si një shprehje e qartë e mbështetjes së kryetarit të Ferizajt për kandidaturën e Hoxhajt për deputet në Kuvendin e Kosovës.