Insajderi
Lajme

Gjendja e rëndë financiare në RTK, sindikatat nisin protestat nga e marta

Insajderi
05 June 2026 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendja e rëndë financiare në RTK, sindikatat nisin protestat nga e marta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë mbajtur sot takim urgjent, ku është diksutuar lidhur me gjendjen e rëndë financiare të krijuar në mediumin publik.

Të tri Sindikatat, unanimisht janë pajtuar që të fillohet me protesta nga e marta, duke filluar nga ora 12:00 para ndërtesës së RTK-së.

“Sindikatat kërkojnë përgjegjësi nga Bordi dhe Menaxhmenti për neglizhimin e deri tashëm, të cilët kanë pasur kohë më shumë se dy javë për të zgjidhur këtë problem. Mosrealizimi i pagave ua pamundëson punëtorëve përmbushjen e nevojave bazike jetësore, përfshirë sigurimin e ushqimit, transportit dhe detyrimeve të përditshme familjare. Në këto rrethana, askush nuk mund të kërkojë përgjegjësi, performancë dhe përkushtim profesional nga punëtorët, ndërkohë që institucioni dështon të përmbushë obligimin e tij më themelor ndaj tyre”, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark