Insajderi
Lajme

Hasanpapaj publikon pamje të tymit të zi të Obiliqit: E tmerrshme çfarë po shoh para syve

Insajderi
05 June 2026 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hasanpapaj publikon pamje të tymit të zi të Obiliqit: E tmerrshme çfarë po shoh para syve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga ndotja dhe propagandat e gabuara, duke theksuar nevojën për një qasje të pastër dhe të qartë në zhvillimin e Obiliqit.

“Kosova është lodhur nga tymi i zi i Obiliqit, që po mbulohet nga tymi i propagandës dixhitale! Kosova ka nevojë për tym të bardhë në Obiliq e dritë të bardhë të programeve”, u shpreh Hasanpapaj.

Ai në videon e tij të postuar në rrjetin social “Facebook”, thekson tymin, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, e të gjitha institucionet përgjegjëse që, sipas tij, vetëm po “na helmojnë çdo ditë me këtë tym të tmerrshëm qe vjen nga Obiliqi”.

“E tmerrshme se çfarë shof para syve, një shllungë të tmerrshme të zezë të tymit që del nga tymtorja e Obiliqit ku duket se nuk ka as filtra as një lloj mbrojtje të ajrit dhe ndërkohë kryeministri në detyrë bashkë me presidenten në detyrë e çdo lloj institucion tjetër që ngel me udhëheqës në detyrë dhe pa krye asnjë lloj detyre përfshirë dhe këto që na helmojnë çdo dit me këtë tym te tmerrshëm qe vjen nga Obiliqi”, ka thënë Hasanpapaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark