Insajderi
Zgjedhjet 2026

84 edhe 75 i PDK-së vizitojnë Mitrovicën, takohen me qytetarët e kësaj komune

Insajderi
05 June 2026 - 23:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
84 edhe 75 i PDK-së vizitojnë Mitrovicën, takohen me qytetarët e kësaj komune
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami dhe Diana Shehu Devaja, kanë vizituar Podujevën dhe Mitrovicën.

Dr. Shehu Devaja, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se bisedat dhe takimet me qytetarët e motivojnë më shumë për të vazhduar rrugën drejt ndryshimit.

Ky është postimi i saj i plotë:

Faleminderit Podujevë dhe Mitrovicë për mikpritjen, përkrahjen dhe energjinë e jashtëzakonshme. Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo përkrahje na japin edhe më shumë motiv për të vazhduar rrugën drejt ndryshimit. Bashkë me ju, me besim dhe me një qëllim të përbashkët për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Stop Krizës. Ndrysho Kosovën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark