Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka falënderuar qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës për mbështetjen që, sipas tij, mori gjatë takimeve të zhvilluara të premten mbrëma.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se ka ndier nga afër besimin dhe përkrahjen e qytetarëve në këto dy komuna, duke e cilësuar atë si përgjegjësinë më të madhe për një politikan.
“Besimi i njerëzve është përgjegjësia më e madhe. Mbrëmë në Podujevë dhe Mitrovicë e ndjeva peshën e bukur të këtij besimi. Çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë e mirë e mbrëmshme do të mbetet me mua”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka shoqëruar postimin me fotografi nga takimet me qytetarët në Podujevë dhe Mitrovicë, duke theksuar se mbështetja e marrë gjatë fushatës zgjedhore mbetet motivim për angazhimin e tij politik.
Hoxhaj garon në zgjedhjet e 7 qershorit si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 10 në listën zgjedhore.