Oltion Ahmeti, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vlerësuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se përmes këtij tubimi, u dëshmua fuqia e bashkimit dhe shpresës për një rrugë të re për Kosovën.
“Sonte u dëshmua edhe njëherë fuqia e bashkimit, besimit dhe shpresës për një rrugë të re për Kosovën. Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve, aktivistëve dhe mbështetësve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe që çdo ditë na dhanë forcë me besimin e tyre”, tha ai.
“Më 7 Qershor, ta kthejmë këtë energji në fitore për LDK-në, për shtetin dhe për qytetarin. Bashkë drejt fitores”, përmbyll shkrimin Ahmeti.
Oltion Ahmeti gjendet me numrin 96 në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.