Insajderi
Lajme

Mbanin logo të markave të njohura ndërkombëtare, sekuestrohen atlete në vlerë rreth 200 mijë euro

Insajderi
06 June 2026 - 12:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbanin logo të markave të njohura ndërkombëtare, sekuestrohen atlete në vlerë rreth 200 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.

“Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro. Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark