Insajderi
Lajme

Vajza e Riza Krasniqit flet publikisht: Pse besoj se babai im duhet të jetë në Kuvend

Insajderi
06 June 2026 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vajza e Riza Krasniqit flet publikisht: Pse besoj se babai im duhet të jetë në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tringa Krasniqi, drejtoreshë e agjencisë edukative Ivy Journey, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shpreh mbështetjen e saj për kandidaturën e babait të saj, Riza Krasniqi, kandidat për deputet nga LDK me numrin 105.

Në videon e publikuar, ajo kujton angazhimin shumëvjeçar të babait të saj në arsim, teknologji dhe çështje kombëtare, duke theksuar se vendimi i tij për të hyrë në politikë vjen pas dekadash kontributi në shoqëri jashtë institucioneve politike.

Sipas saj, Riza Krasniqi ishte pjesë e lëvizjes së pajtimit të gjaqeve në vitet ’90, autor i librit të parë të teknologjisë në Kosovë, “ABC-ja e Kompjuterëve”, si dhe profesor për shumë vjet në Gjimnazin “Bedri Pejani”, në periudhën kur arsimi shqip zhvillohej në rrethana të vështira.

“Kam parë nga afër përkushtimin e tij ndaj arsimit dhe ndaj Kosovës. Për këtë arsye besoj se përvoja e tij mund t’i shërbejë vendit edhe në Kuvend”, thuhet në mesazhin e saj.

Një nga çështjet që Krasniqi synon të shtyjë përpara është mbështetja më e madhe për studentët e Kosovës që pranohen në universitetet më prestigjioze të botës.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë fonde të posaçme për të mbështetur të rinjtë që arrijnë të sigurojnë pranime në universitete të nivelit të lartë ndërkombëtar, në mënyrë që talenti dhe suksesi i tyre të mos pengohen nga mungesa e përkrahjes financiare.

“Ne kemi të rinj jashtëzakonisht të talentuar. Detyra e shtetit është t’u krijojë mundësi që ata të përfaqësojnë Kosovën në universitetet më të mira në botë dhe më pas ta sjellin dijen e tyre përsëri në vend”, është një nga idetë që ai ka prezantuar gjatë fushatës.

Në videon e publikuar nga Ivy Journey, Tringa Krasniqi u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidaturën e babait të saj, duke argumentuar se Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë, integritet dhe ide konkrete për të ardhmen e vendit.

Riza Krasniqi garon në zgjedhjet parlamentare në listën e LDK-së me numrin 105.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark