Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Pasuria më e madhe e një njeriu është karakteri” -Profesori Idriz Vehapi del në mbështetje të Visar Korenicës

Insajderi
06 June 2026 - 18:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pasuria më e madhe e një njeriu është karakteri” -Profesori Idriz Vehapi del në mbështetje të Visar Korenicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori universitar, Idriz Vehapi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet Visar Korenicën, duke e vlerësuar atë si një figurë që dallohet për karakterin dhe vlerat e tij njerëzore.

Përmes një postimi, Vehapi theksoi se njerëzit e ngritur lënë gjurmë jo përmes fjalëve, por përmes personalitetit dhe sjelljes së tyre, duke veçuar Korenicën si shembull të tillë.

“Njeriu i ngritur të lë përshtypje jo me fjalë, por me karakterin e tij. I tillë është Visar Korenica. Visar, respekt për Ty dhe për kulturën familjare e qytetare që të dallon kudo. Këto janë pasuria më e madhe e një njeriu”, ka shkruar Vehapi.

Ndërkaq, Visar Korenica e ka falënderuar profesorin për mbështetjen dhe besimin e dhënë në këtë garë zgjedhore, duke e cilësuar përkrahjen e tij si nder dhe motivim të veçantë.

“I dashur prof. Idriz Vehapi, përkrahja juaj për mua në këtë garë të rëndësishme për vendin tonë është një nder i veçantë dhe një motivim i madh. Ju falënderoj sinqerisht për besimin, mbështetjen dhe përkrahjen e çmuar”, ka shkruar Korenica.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark