Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Avni Arifi ka deklaruar se përkrahja elektorale për Aleancën ka qenë e fuqishme gjatë këtyre ditëve.
Ai ka thënë se është optimist për një rezultat më të mirë të kësaj partie.
“Po besojmë që kemi me dalë shumë më fuqishëm, përkrahja ka qenë e shumtë, janë afruar shumë qytetarë të Kosovës nga struktura tjera, nga segmente tjera të shoqërisë. Unë jam shumë më optimist për një rezultat më të mirë që e ka pasur kohët e fundit”, shtoi ai.
Ndër të tjerash, ai tha se Aleanca do të kalojë pragun dhe se sipas tij do të jetë më e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës se sa në legjislaturën e fundit.
“Pragu prej 2007 thojnë për Aleancën… Aleanca jo që e kalon pragun, është shumë më lart se sa pragu dhe një gjë e di se Aleanca do të jetë shumë më e pasur me deputetë se sa me 28 dhjetor”, tha tutje Arifi.