Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvend, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen e dhënë.
Numri 21 i LDK-së ka apeluar që nesër votuesit të “vendosin drejt, me mendje të ndritur e me zemër të bardhë”.
Ky është postimi i saj i plotë:
Sonte mbetem vetëm me një fjalë:
Faleminderit.
Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe energjinë që ma keni dhënë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo fjalë e juaja ka qenë motivim për mua.
Nesër vendosni ju, me votën tuaj.
Vendosni drejt, me mendje të ndritur dhe me zemër të bardhë.
Zoti ju bekoftë!
VOTO LDK 113
VOTO Valentina Bunjaku Rexhepi 21