Insajderi
Lajme

“Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë”, ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ

Insajderi
07 June 2026 - 10:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë”, ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur të dielën duke vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për t’u takuar me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai ka shkruar se tani i takon popullit të dal dhe të votojë.

“E falënderova atë dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyer që bënë në ciklin e mëparshëm zgjedhor. U takova me ekipin e IT-së, prokurorin në detyrë dhe koordinatorin e Policisë së Kosovës. I falënderova për përpjekjet e ekipeve të tyre për t’i bërë zgjedhjet e sotme të shkonin pa probleme. Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë të votojë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark