Insajderi
Lajme

Intervistimi i Elbert Krasniqit, prokurori konstatoi se “s’ka elemente të veprës penale”

Insajderi
07 June 2026 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Intervistimi i Elbert Krasniqit, prokurori konstatoi se “s’ka elemente të veprës penale”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka akuzuar kryetarin e IRDK-së, Elbert Krasniqi, njëherësh ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, se ka bërë presion te qytetarët e këtij komuniteti për procesin e sotëm zgjedhor.

Pas këtyre akuzave, Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin dhe në bashkëpunim me prokurorin kanë intervistuar sot Krasniqin në stacionin policor në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia e ka trajtuar rastin, hetuesit rajonalë bashkë me prokurorin e kanë trajtuar rastin dhe e kanë ftuar palën tjetër. E kanë intervistuar dhe prokurori ka vendosur që nuk ka elemente të veprës penale. Rasti ka mbetur me shënim zyrtar. Rasti do të vazhdojë të hetohet”.  


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark