Insajderi
Lajme

Kjo është komuna e vetme ku po prin me vota LDK-ja

Insajderi
07 June 2026 - 20:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është komuna e vetme ku po prin me vota LDK-ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të mbajë epërsinë në një prej bastioneve të saj tradicionale. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së të përditësuara në orën 20:39, LDK-ja po prin me vota në komunën e Istogut.

Deri më tani, në Istog janë procesuar 34 nga 60 vendvotime (apo 56.67% e tyre), ku renditja e subjekteve politike është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 38.84% (3,399 vota), Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 36.17% (3,166 vota), AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 8.89% (778 vota) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 8.47% (741 vota)

Me më shumë se gjysmën e vendvotimeve të numëruara në këtë komunë, gara mbetet e ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së, ndërsa procesimi i kutive të mbetura pritet të vulosë rezultatin përfundimtar për këtë zonë./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark