Insajderi
Lajme

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti publikon rezultatet nga bastioni i partisë

Insajderi
08 June 2026 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti publikon rezultatet nga bastioni i partisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik në Prizren.

Në bazë të fotografisë së publikuar të Ukajt, vërehet se në Piranë LDK-ja mori vetëm vetëm 188 vota. Në këtë fshat, LDK-ja radhitet e treta pas LVV-së dhe LDK-së, shkruan Insajderi.

Kjo përkthehet në një humbje prej 318 votash, pasi që ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte marrë 506 vota.

Xhavit Ukaj është një prej figurave të LDK-së që ka kundërshtuar në vazhdimësi bashkimin e këtij subjekti politik me Vjosa Osmanin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark