Insajderi
Botë

Kili sekuestron mbi 100 tonë drogë, vlera kap shifrat e mbi 8 tetë miliardë dollarë

Insajderi
09 June 2026 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kili sekuestron mbi 100 tonë drogë, vlera kap shifrat e mbi 8 tetë miliardë dollarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet në Kili kanë njoftuar sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e vendit, pasi zbuluan mbi 100 tonë lëndë narkotike të fshehura brenda ngarkesave me dru të destinuara për eksport drejt Evropës.

Sipas Doganës së Kilit, rreth 1,080 tonë dru u gjetën të kontaminuar me kokainë dhe ketaminë në disa porte kryesore, përfshirë Arikën, San Antonion dhe Valparaison. Operacioni u zhvillua pas një hetimi gjashtëmujor që çoi në identifikimin e 45 kontejnerëve të dyshuar.

Autoritetet e kanë cilësuar aksionin si një “goditje historike” ndaj rrjeteve të krimit të organizuar, duke theksuar nivelin e lartë të sofistikimit të trafikantëve që përdorin metoda të reja për të fshehur drogën në mallra legale, shkruan cbsnews.

Ngarkesa, sipas autoriteteve kiliane, ishte e destinuar për tregun evropian dhe vlerësohet se mund të arrinte një vlerë deri në 8.3 miliardë dollarë nëse do të kalonte pa u zbuluar.

Ministri i Sigurisë në Kili deklaroi se rasti tregon “shkallën dhe kompleksitetin” e rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës, të cilat po përdorin gjithnjë e më shpesh metoda të kamuflimit industrial për të shmangur kontrollet doganore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e rrjetit përgjegjës për transportin e drogës dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark