Insajderi
Lajme

Arian Tahiri e kapërcen me vota edhe Bedri Hamzën në Mitrovicë

Insajderi
09 June 2026 - 23:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arian Tahiri e kapërcen me vota edhe Bedri Hamzën në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kapërcyer me vota edhe kryetarin e këtij subjekti politik, Bedri Hamzën. Kjo ka ndodhur në vendlindjen e tyre, në Mitrovicë.

Nga 57 për qind të kutive të numëruara në QKN, Arian Tahiri rezulton si kandidati më i votuar i PDK’së në Mitrovicën e Jugut.

Tahiri ka marrë deri më tani 3,386 vota, i cili pasohet nga Hamza me 3,374 vota.

Pas tyre vjen Përparim Gruda me 2,777 vota, Uran Ismaili me 2,043 vota e Rrahman Rama me 1,683 sosh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark