Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për sot

Insajderi
12 June 2026 - 07:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot (e premte) parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat herë pas here do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet lokalisht do të vazhdojnë edhe në orët e mëngjesit, më pas dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark