Insajderi
Lajme

Enver Hasani kritikon Kurtin: Deklaratat e tij ndaj prokurorisë cenojnë pavarësinë e sistemit

Insajderi
12 June 2026 - 22:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Enver Hasani kritikon Kurtin: Deklaratat e tij ndaj prokurorisë cenojnë pavarësinë e sistemit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Enver Hasani, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me sistemin prokurorial, duke thënë se ato bien ndesh me parimin e pavarësisë së prokurorisë.

Hasani tha se në Kosovë dhe në vendet evropiane prokuroria është organ i pavarur nga pushteti dhe se kryeministri nuk ka kompetenca të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

“Deklarata e Kurtit për prokurorët në SHBA nuk qëndron. Në vendet në Evropë, përfshirë edhe Kosovën, prokuroria është organ i pavarur nga ekzekutivi. I ka përzier gjërat bazike. Asnjë të drejtë nuk ka kryetari i qeverisë, as këtu e as askund, me të tregu që nuk mund të bëhesh kryeprokuror, sepse është Këshilli Prokurorial ai që e zgjedh kryeprokurorin”, deklaroi Hasani në Rubikon në Klan Kosovës.

Ai mes tjerash theksoi se pushteti aktual synon të ushtrojë kontroll mbi organin e akuzës për shkak të rasteve që janë duke u trajtuar ndaj zyrtarëve qeveritarë.

“Unë besoj fuqishëm që Kurti dhe pushteti aktual e kanë jetike me kap organin e akuzës, me pas kryeprokurorin e tyre për me i mbyllë rastet që janë në procedurë e sipër kundër ministrave dhe pushtetarëve të Kurtit”, deklaroi Hasani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark