Insajderi
Show

Kurorëzojnë dashurinë me martesë Platori dhe Tringa, ky është urimi i Mihrijës për çiftin

Insajderi
13 June 2026 - 20:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurorëzojnë dashurinë me martesë Platori dhe Tringa, ky është urimi i Mihrijës për çiftin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Familja e mirënjohur e estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ka sot një arsye të madhe për të festuar.

Djali i tyre i vetëm, Platori, ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me partneren Tringën, pas një fejesë disa vjeçare.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në foto, çifti shihet duke nënshkruar dokumentet zyrtare të martesës.

Tringa shkëlqen e veshur me të bardha, ndërsa krahas fotos ka vendosur një mbishkrim plot stil: “Jam tepër bashkëshorte për të qenë thjesht një e dashur”.

Ky hap i rëndësishëm i çiftit ka sjellë menjëherë një lumë urimesh në seksionin e komenteve.

Mes tyre bie në sy urimi i vjehrrës së saj, këngëtares Mihrije Braha, e cila ka shprehur gëzimin e saj me fjalët “Urime” shoqëruar me shumë zemra dhe emoji të mbretëreshës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark