Insajderi
Botë

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë sot

Insajderi
14 June 2026 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nënshkrimi i memorandumit me Iranin vazhdon të jetë në rrugën e duhur për t’u realizuar gjatë ditës së sotme, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmin në Bejrut, të cilin ai e cilësoi si një faktor që ka ndikuar në vonesën e procesit.

Sipas Trump, marrëveshja fillimisht ishte planifikuar të nënshkruhej në orët e mëngjesit, por situata e krijuar pas sulmit ka shtyrë përkohësisht procedurat.

Sipas tij, zhvillimet e fundit kanë ndikuar në proces, por nuk e kanë ndalur përfundimisht, duke lënë të hapur mundësinë që marrëveshja të finalizohet brenda disa orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark