Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marc Cucurella, është transferuar zyrtarisht nga Chelsea te Real Madrid.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ishte i pari që raportoi marrëveshjen, duke bërë të ditur se Real Madridi kishte arritur marrëveshje verbale me Chelsean dhe me vetë lojtarin.
Real Madridi ka njoftuar se Cucurella ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2032. Në komunikatën zyrtare, klubi madrilen konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Chelsean dhe prezantoi spanjollin si përforcimin më të ri të repartit defensiv.
27-vjeçari largohet nga Chelsea pas katër sezonesh në “Stamford Bridge”, ku zhvilloi mbi 160 ndeshje dhe fitoi disa trofe me klubin londinez. Para aventurës në Angli, ai kishte luajtur për ekipet spanjolle si FC Barcelona, Getafe CF dhe SD Eibar. /Insajderi.org/
Comunicado Oficial: Cucurella.https://t.co/O3LIA2aLyT
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 15, 2026