Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shpresa Vuçetaj, ka pritur të hënën në takim përfaqësues të Gjermania në Kosovë dhe përfaqësues të EULEX.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi i institucionit me akterët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, si dhe mbështetja e tyre në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështje me rëndësi për proceset hetimore që trajtohen nga kjo prokurori.
“Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi i Prokurorisë Themelore në Pejë me akterët ndërkombëtarë që veprojnë në Republikën e Kosovës, si dhe mbështetja e tyre në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet me rëndësi për proceset hetimore që trajton kjo prokurori”, thuhet në njoftim.
“Palët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional dhe shkëmbimit të informatave në përputhje me mandatin dhe kompetencat përkatëse, me qëllim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e rasteve dhe forcimit të sundimit të ligjit”.