Insajderi
Lajme

Vrasja në Prizren, gjykata merr vendim për djalin dhe nënën e dyshuar

Insajderi
16 June 2026 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Prizren, gjykata merr vendim për djalin dhe nënën e dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.O. dhe të dyshuarës A.O., nënë e dy djemve të përfshirë në rast, lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi më 14 qershor në fshatin Kobaj të Prizrenit. Masa e sigurisë do të zgjasë deri më 14 korrik të këtij viti.

Sipas vendimit të gjykatës, Sh.O. dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa A.O. dyshohet për “Shtytje në vrasje të rëndë”. Më herët, paraburgim njëmujor ishte caktuar edhe ndaj të miturit A.O., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës, shkruan Insajderi.

Sipas dyshimeve të paraqitura nga Prokuroria dhe të përshkruara në vendimin e gjykatës, më 14 qershor, pas një konflikti të mëhershëm mes familjarëve, i lidhur me mosmarrëveshje për emërtimin e një rruge në lagjen e tyre, Sh.O. dhe i mituri A.O., të shtyrë sipas dyshimeve nga nëna e tyre A.O., janë përfshirë fillimisht në një konflikt verbal e më pas fizik me viktimën A.O. dhe të dëmtuarin I.O. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta, ku si pasojë e plagëve në gjoks ka humbur jetën 27-vjeçari A.O, ndërsa babai i tij ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat po hetohen dhe se paraburgimi është i nevojshëm për të parandaluar arratisjen, ndikimin në dëshmitarë apo pengimin e hetimeve. Po ashtu, sipas gjykatës, mënyra e kryerjes së veprës dhe rrethanat e rastit tregojnë rrezik të përsëritjes së veprave penale nëse të dyshuarit do të mbroheshin në liri.

“Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, po ashtu mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, me këmbëngulësi dhe vendosmëri të pandehurit Sh.O., dhe i mituri A.O,, të shtyrë nga e pandehura A:O., (nëna  e tyre), duke përdorur mjetet të mprehta përfshihen në një konflikt fillimisht verbal dhe pastaj fizik, me viktimën A.O., dhe të dëmtuarin I.O., si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta, viktima A.O., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, kurse i dëmtuari I.O., merr lëndime trupore, këto tregojnë se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i lartë që mund të përsëriten vepra penale të kësaj natyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark