Insajderi
Lajme

Afro 80% e votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Insajderi
16 June 2026 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Afro 80% e votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar gati 80 për qind të votave me postë.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara për votat me postë, me 174 nga 223 vendvotime të përpunuara (78.03%), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 72.37 për qind të votave, përkatësisht 45,714 vota, shkruan Insajderi.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12.65 për qind ose 7,990 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.14 për qind, që përkthehet në 5,139 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban pozitën e katërt me 4.44 për qind ose 2,805 vota.

Ndërkohë, subjektet e tjera politike kanë marrë më pak se një për qind të votave të numëruara deri më tani. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark