Insajderi
Botë

FBI-ja parandaloi një masakër në Shtëpinë e Bardhë gjatë UFC-së

Insajderi
16 June 2026 - 18:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FBI-ja parandaloi një masakër në Shtëpinë e Bardhë gjatë UFC-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

FBI-ja ka njoftuar se ka parandaluar një kërcënim të mundshëm terrorist që synonte një ngjarje të madhe të UFC-së të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Sipas autoriteteve amerikane, hetimi zbuloi një plan për sulm gjatë aktivitetit sportiv, ku dyshohet se përfshiheshin dronë me eksplozivë dhe një sulm i koordinuar që mund të shkaktonte viktima masive, shkruan marca.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se agjencia kishte marrë informacion për kërcënimin më 10 qershor dhe, në bashkëpunim me agjenci të tjera federale, ndërmori një operacion që çoi në arrestime.

Sipas raportimeve, pesë persona janë arrestuar, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe një rrjet më të gjerë personash të dyshuar për përfshirje në planifikimin e sulmit.

Organizimi i UFC-së në Shtëpinë e Bardhë ishte një ngjarje e pazakontë sportive, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump dhe mijëra të pranishmëve.

Autoritetet amerikane theksuan se operacioni i FBI-së bëri të mundur neutralizimin e kërcënimit përpara se ai të realizohej, ndërsa hetimet për personat e përfshirë vazhdojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark