Insajderi
Lajme

Dimal Basha përfshihet në debat, i thotë Lushtakut e Ramës: Albini ju mund bashkë kur t’doni, sa herë t’doni

Insajderi
16 June 2026 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dimal Basha përfshihet në debat, i thotë Lushtakut e Ramës: Albini ju mund bashkë kur t’doni, sa herë t’doni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, është përfshirë në debatin ndërmjet koordinatores së komiteteve të LVV’së, Dejona Mihalit, me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe atë të Prishtinës, Përparim Ramën.

Basha ka pretenduar se gjuha e Lushtakut dhe e Ramës është e njëjtë, duke pretenduar për, siç u shpreh ai, kumbari mes tyre, shkruan Insajderi.

“Se di sa po e vëreni, Sami Lushtaku dhe Perparim Rama me t’njejten gjuhë, t’njejtat shpifje! U qartësu situata më në fund. PDK-ja e Sami Lushtakut kumari me Përparimin, dhe tash synim e kanë ta kapin LDK-në përmes tij”, deklaroi Basha.

Basha në fund ka lavdëruar shefin e tij, Albin Kurtin, duke thënë se i mposht që të dy bashkë.

“Veç dine që rezultatin në fund e keni njejtë, Albini ju mund bashkë kur t’doni, sa herë t’doni”, ka përmbyllur shkrimin Basha. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark