Insajderi
Lajme

Miliona euro kesh në fuçi 50 litroshe, SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës

Insajderi
17 June 2026 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Miliona euro kesh në fuçi 50 litroshe, SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komunikimet në SKY ECC të anëtarëve të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, të goditur të martën nga SPAK, kanë nxjerrë në dritë për hetuesit mënyra të pazakonta të fshehjes së parave kesh.

Burime të A2 CNN konfirmuan se në një bisedë të gushtit 2020 mes vëllezërve Isa Aliu e Shpëtim Aliu, i pari i thotë se ka në gjendje 6 milionë euro kesh.

Disa ditë më vonë Shpëtim Aliu i thotë se do të ketë në vijim edhe 20 milionë të tjera, ndërsa e orienton për mënyra të fshehjes së parave kesh, përfshi groposjen e tyre, të futura në fuçi 50 litroshe.

SPAK ka ngritur dyshime se Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro nga vëllai i tij Shpëtim Aliu, i njohur dhe si Salvadore, të cilat i ka investuar në fushën e ndërtimit.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark