Insajderi
Insporti

Anglia nis me gol ndaj Kroacisë, Kane shënon nga penalltia pas ndërhyrjes së VAR-it

Insajderi
17 June 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Anglia nis me gol ndaj Kroacisë, Kane shënon nga penalltia pas ndërhyrjes së VAR-it
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anglia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Kroacisë në ndeshjen e Kupës së Botës.

Golin e avantazhit për anglezët e ka shënuar Harry Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 12-të të takimit.

Fillimisht, portieri kroat Dominik Livakovic arriti ta presë penalltinë, por pas rishikimit të aksionit nga VAR-i, penalltia u përsërit.

Vendimi erdhi pasi u vlerësua se Livakovic nuk e kishte mbajtur këmbën në vijën e portës në momentin e goditjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark