Insajderi
Lajme

Hoti i përgjigjet sinjaleve për bashkëpunim me VV-në: Me LDK-në nuk do të ketë eksperimente

Insajderi
17 June 2026 - 23:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti i përgjigjet sinjaleve për bashkëpunim me VV-në: Me LDK-në nuk do të ketë eksperimente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, për një “marrëveshje pako” për stabilitet dhe normalitet politik të vendit, ka reaguar ish-kryeministri dhe nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti.

Haziri, në emisionin “Pressing” në T7, foli për nevojën e një marrëveshjeje politike mes partive, duke dhënë sinjale për mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa Hoti ka deklaruar se “eksperimente me LDK-në nuk do të ketë”.

Ai ka theksuar se LDK-ja nuk është pronë e askujt dhe se nuk mund të bëhet peng i interesave personale.

“LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar Hoti.

Reagimi i plotë i Avdullah Hotit:

“Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë.

Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.

LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark