Insajderi
Lajme

Përplasje mes nënës dhe bijës në Malishevë, të dyja përfundojnë në spital

Insajderi
18 June 2026 - 10:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje mes nënës dhe bijës në Malishevë, të dyja përfundojnë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i dhunës në familje është evidentuar dje në Malishevë.

Rreth orës 11:00, policia ka shoqëruar në stacion dy femra, nënë e bijë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën.

Sipas policisë, deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre.

“Të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark