Insajderi
Shqipëri/Rajon

Tragjedi në Shqipëri, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Insajderi
19 June 2026 - 15:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Shqipëri, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales.

Dy vajza të mitura janë mbytur në det.

Dyshohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 9 vjeç dhe të pashoqëruara.

Raportohet se trupat e pajetë të të miturave janë transportuar për në morgun e Lezhës.

“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark