Insajderi
Lajme

Arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Insajderi
19 June 2026 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme, në Paldenicë të Hanit të Elezit, është arrestuar 57 vjeçari, i cili ka qenë i kërkuar nga gjykata.

Në njoftimin e Policisë, shtohet edhe se, M.B, është i dënuar me pesë vite burgim, për veprën penale ‘’sulm seksual’’.

‘’Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Arrestohet në Paldenicë personi i kërkuar me pesë vite burg

Me datën 19.06.2026, rreth orës 17:10, policia ka pranuar një informacion se një person i kërkuar me urdhër të gjykatës ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi” në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg.

Ai ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark