Insajderi
Sport

Ancelotti jep lajmin për Neymarin para sfidës me Skocinë

Insajderi
20 June 2026 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ancelotti jep lajmin për Neymarin para sfidës me Skocinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Brazilit mund ta marrë një përforcim të madh për ndeshjen vendimtare ndaj Skocisë në Kupën e Botës.

Trajneri i Seleçaos, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Neymar është shumë pranë rikthimit dhe pritet të jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën e ardhshme.

Ylli brazilian ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në pulpë, por procesi i rikuperimit po ecën sipas planit dhe stafi teknik është optimist për gjendjen e tij.

“Neymar do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme. Ai do t’i fillojë stërvitjet individuale dhe më pas do t’i bashkohet grupit. Gjendja e tij është e mirë dhe jemi të kënaqur me progresin që e ka bërë”, deklaroi Ancelotti në konferencën për shtyp.

Trajneri italian theksoi se rikthimi i sulmuesit përfaqëson një lajm shumë të rëndësishëm për ekipin, sidomos në një moment kur Brazili po kërkon ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

“Neymar është një lojtar me eksperiencë të jashtëzakonshme. Ai ka cilësi që mund ta bëjnë diferencën në çdo moment dhe prania e tij i jep më shumë besim gjithë skuadrës”, shtoi “Don Carlo”.

34-vjeçari nuk ka luajtur që prej dëmtimit të pësuar në muajin maj, por tani duket gati për t’u rikthyer në kohën e duhur.

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Haitit, Brazili ka marrë frymë lirisht dhe tashmë fokusi është te përballja me Skocinë, një ndeshje që mund ta përcaktojë renditjen përfundimtare në Grupin C.

Rikthimi i Neymarit do t’i japë Ancelottit më shumë alternativa në repartin ofznziv, ku Matheus Cunha dhe Vinicius Junior kanë shkëlqyer në ndeshjen e fundit.

Tifozët brazilianë shpresojnë që numri 10 të jetë gati për ta udhëhequr Seleçaon në fazën më të rëndësishme të turneut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark