Insajderi
Lajme

Gjuajtje me armë në Prishtinë, ndalohen katër të mitur

Insajderi
20 June 2026 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtje me armë në Prishtinë, ndalohen katër të mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se të premten në Prishtinë janë ndaluar katër të mitur të cilët dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri.

“Pas marrjes së informatës për gjuajtje me armë zjarri, janë ndaluar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët me vete kishin një armë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark