Insajderi
Lajme

Nesër bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të dëshmorit Hajdar Pepaj, ishte në listën e personave të zhdukur

Insajderi
20 June 2026 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të dëshmorit Hajdar Pepaj, ishte në listën e personave të zhdukur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur.

Në njoftim bëhet e ditur se ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora 16:00.

Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark