Insajderi
Lajme

Thirrja e Hotit për protesta, “lajmërohen” nga VV’ja: Mbrojeni LDK-në

Insajderi
20 June 2026 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirrja e Hotit për protesta, “lajmërohen” nga VV’ja: Mbrojeni LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për protestë për çështjen e gazit amerikan. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i zgjedhur i LVV’së, Ilir Kërçeli.

Kërçeli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje Hotit “ta mbrojë LDK’në”, duke aluduar në përplasjet e brendshme të këtij subjekti politik, shkruan Insajderi.

“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, deklaroi Kërçeli.

Hoti gjatë ditës i ka bërë thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve, qytetarëve të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan.

Sipas tij duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje amerikane, Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti.

Hoti tutje shkruan se secili e ka të qartë se ato kundërshtime burojnë nga orientimi antiamerikan i Vetëvendosjes.

“Dhe kjo nuk është gjë e re. LVV-ja ka qenë kundër negociatave të Vjenës që sollën pavarësinë, si dhe kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që hapi rrugën e integrimit evropian të Kosovës”, shkruan Hoti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark