Insajderi
Lajme

“Pse frikësoheni nga qytetarët”, Hoti lajmërohet sërish për çështjen e gazit amerikan

Insajderi
20 June 2026 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pse frikësoheni nga qytetarët”, Hoti lajmërohet sërish për çështjen e gazit amerikan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish lidhur me projektin e gazit amerikan në Kosovë.

Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka komentuar veprimet e akterëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, pas njoftimit të tij për një protestë të mundshme lidhur me pranimin e gazit amerikan nga Kosova, shkruan Insajderi.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka thënë Hoti, duke pyetur “Pse frikësoheni nga qytetarët?”.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka përmbyllur shkrimin ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark