Insajderi
Lajme

Statistika shqetësuese: Dy të vdekur dhe 35 aksidente me të lënduar në 24 orë

Insajderi
21 June 2026 - 08:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Statistika shqetësuese: Dy të vdekur dhe 35 aksidente me të lënduar në 24 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy aksidente me pasojë fataliteti janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas statistikave të publikuara nga Policia.

Përveç rasteve tragjike, gjatë së njëjtës periudhë janë evidentuar edhe 35 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 29 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 523 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 22 persona, ndërsa 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, 2 persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark